SHFK 5 Tetori Nikushtak

SHFK ,,5Tetori” – fsh. Nikushtak gjendet në pjesën veriperëndimore të Komunës së Likovës.

Punën e saj edukativo-arsimore e ka filluar në vitet e hershme.Me kalimin e viteve u zhvillua në institucion arsimor me përvoje të madhe, traditë dhe imixh nga e cila dolën gjenerata të tëra.

Si institucion edukativo-arsimor kryen veprime të një interesitë veçant shoqëror, te rregulluar me ligjin për arsim fillor, të shkruar me plan dhe program arsimor të përgatitur nga BZHA në RMV dhe është sjellur nga MASH.

Deri në vitin 2004 shkolla funksionoi si shkollë periferike me shkollën qendrore “” të fshatit Umindoll, prej vitit 2004 deri 31/08/2018 ishte në suaza të shkollës fillore “Kultura “fsh Mateç, prej 31/08 2018 u pavarsua si shkollë nëntëvjeçare me një shkollë periferike nëntëvejçare fsh Ropalcë.

Në shkollën qendrore “5 Tetori “janë 16 paralele mësojne në 8 mësojtore ku mësimi zhvillohete në dy ndrrime, ndërsa ne shkollën periferike gjithsej ka 9 paralele punohetë në dy ndërrime.

Shkolla ka te punsuar 45 punëtor: – Drejtori, 36 mësimdhenësë, një administrator- sekretar, dy punëtor shërbimi profesional – pedagog dhe psikolog, katër puntor higjenik dhe një shtëpiak.